Në fillimin e vitit 2018, kur ishte 67 vjec, Jane Seymour u bë modelja më e moshuar që pozonte për Playboy. Sot, dy vjet më vonë, aktorja e njohur duket po aq mirë!
Me siluetën e jashtëzakonshme, buzëqeshjen që të rrëmben, dhe një tonifikim për tu pasur zili, Jane është prova e “gjallë“ se mosha është thjesht një numër. “Sot ndihem më joshëse nga sa ndihesha në rininë time. Është liri e madhe të jetosh kaq shumë sa kam jetuar unë“ thoshte ajo në një intervistë. Dhe duket kjo dashuri për jetën e bën të duket e ndihet kaq vitale. Aktorja ka qenë e martuar katër herë dhe ka katër fëmijë.