KreuStil Jetese

Dhe Sanremo 2020 e ngriti siparin, po cfarë u vesh në natën e parë?

Në skenën e Aristonit, për edicionin e 70-të të Festivalit, përvec këngëve, garonin dhe veshjet. Kush ishte mashkulli dhe femra më elegant apo elegante e mbrëmjes? Fiorello befasoi me pamjen e tij prej prifti ( por pastaj u ndërrua), teksa Amadeus vetë kishte zgjedhur në xhaketë gjithë shkëlqim ( e pamundur të mos vihej re).

Po tek femrat? Epo, Diletta Leotta dukej si një dive Hollivudi me fustanin e verdhë me rrip të zi në mes, i cili i nxirrte në pah në mënyrë të përkryer linjat, por duke i dhënë n ë të njëjtën kohë hije princeshe, pak a shumë si stili i Grace Kelly-t.

 

Jo të gjithë e pëlqyen megjithatë; në rrjetet sociale dikush shkruante se fustani i Diletta-s i kujtonte mbulesën e tavolinës së gjyshes! Rula Jebreal nga ana tjetër, ishte kokë e këmbë kristale me Armani.

Kështu nisi tashmë rrugëtimi I këtij edicioni, që premton ta mbajë vëmendjen të mbërthyer në pesë netët e tij deri në atë finale!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF