Martesa e J.Lo: Zbulohet shuma marramëndëse e dasmës së vitit!

“Dasma e Vitit”! Jennifer Lopez and Alex Rodriguez nuk po kursehen aspak për ditën e tyre të madhe. Të paktën këtë e thonë burimet pranë çiftit të cilat zbulojnë se dyshja e njohur po planifikon të shpenzojë dikur te 3 milionë dollarë në ceremoninë e tyre të martesës.

Zërat thonë se Jennifer dhe Alex do të shkojnë drejt altarit në verën e këtij viti e ndaj planifikimi i dasmës tashmë ka nisur. “2020 do të jetë viti i tyre”- thotë burimi për Life and Style.

Por çfarë kanë ndërmend të bëjnë J.Lo dhe sportisti për martesën e tyre?

Të gjithë po gëlojnë nga fakti se ceremonia mund të mbahet në një mega-jaht luksoz të marrë me qera nga dyshja enkas për ditën e madhe në brigjet e Miami-t. Ajo që mendohet se do të ndodhë është një festë e madhe duke pasur parasysh se si Jennifer dhe Alex i adhurojnë festat.

Alex i propozoi Jennifer me një unaze diamanti me një gur të madh që mendohet se kushtonte mbi 1 milionë dollarë në mars të 2019-ës. Sa i përket ceremonisë së martesës duket se gjithçka do të jetë shumë impresionuese, duke përfshirë edhe listën e ftuarve. Rezulton se, ish-bashkëshorti Marc Anthony me të cilin Jennifer ndan prindërimin e binjakëve Emme dhe Max dhe ish-i dashuri i saj Casper Smart do të jetë të ftuar në martesën e saj.

Previous ArticleNext Article