Covid-19/ Nis dezinfektimi i tregut Agro-Ushqimor në Tiranë

Në kuadër të masave kundër koronavirusit është dezinfektuar tregu agro-ushqimor në Tiranë.

Siç shihet nga pamjet dezinfektimi është bërë në të gjitha ambientet e tregut për të minimizuar rrezikun nga Covid-19.

Kujtojmë se ditën e sotme është përshkallëzuar situata e krijuar nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se numri i të prekurve ka shkuar në 123, ndërsa pesë pacientë kanë humbur jetën deri më tani. Po ashtu është zgjeruar edhe harta e përhapjes së koronavirusit.

 

Previous ArticleNext Article