Me duartrokitje, lot, dhimbje e psherëtima është përcjellë për në banesë e fundit pak minuta më parë aktori dhe regjisori Rikard Ljarja.
Me rregullat e diktuara nga COVID-19, Ljarja është përcjellë në qytetin e tij të lindjes, Shkodër ku dhe do të prehet në paqe, duke përmbushur kështu amanetin e tij të fundit.
Bashkëshortja, aktorja e mirënjohur Marjetja Ljarja u fotografua e përlotur teksa mbante në duar fotografinë e Rikardit, teksa dilte nga banesa e tyre në zonën e Ish-Ekspozitës.
Siç raporton gazetarja e Report Tv, Dhurata Hamzai, të pranishëm ishin, Robert Ndrenika, Rajmonda Bulku, çifti Anagnosit, Roza dhe Dhimitri etj.



















