KreuCelebrity

Ish ndihmësja dhe shoqja e ngushtë e Melanias, rrëfime “eksplozive” në librin e ri!

Stephanie Winston Wolkoff, ish ndihmësja dhe shoqja e Melania Trump ka shkruar një libër “eksploziv” kujtimesh, ku përshkruan miqësinë 15 vjecare me Zonjën e Parë, por ku duket se do të “nxjerrë dhe sekrete për të”. Wolkoff u bë këshilltare e Melanias pasi i shoqi fitoi zgjedhjet në vitin 2016, dhe i ka qëndruar pranë duke e këshilluar dhe ndihmuar në tranzicionin e saj.

Por shkurtin e vitit 2018, Winston Wolkoff u detyrua të largohej pas raporteve se firma e saj kishte marrë 26 milionë dollarë pagesa për të ndihmuar në planifikimin e ceremonisë luksoze të inaugurimit të Trumpit në  2017, në një kohë kur pretendon se mori vetëm  “ 1,62 milion dollarë” dhe këto u ndanë mes stafit. Mosmarrëveshjet dhe shumë gjëra të tjera i rrëfyer në librin që do të botohet në shtator, e që sic thuhet, të shkaktojë shumë trazira.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF