Sezoni i shegës; disa arsye pse ky frut cilësohet si eliksir i bukurisë dhe shëndetit!

Jemi zyrtarisht në sezonin e shegës, këtij fruti që përpos shijes fantasike mbart pafund vlera shëndetësore e po ashtu edhe kozmetike. Jo më kot ky frut cilësohet si eliksir i shëndetit dhe bukurisë. Është vërtetuar se kokrrat e shegës që përmbajnë potas e ngadalsojnë plakjen.

Shega përbëhet 80% nga uji si dhe përmban vitaminë C dhe vitamina të grupit B, fibra, proteina, fosfor, magnez si dhe hekur. Vetëm 30 minuta pas ngrënies së shegës aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Shega shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve.

Konsumi i rregullt i shegës ngadalëson plakjen dhe shfaqjen e rrudhave dhe kjo është një nga arsyet se pse është njëri nga përbërësit kryesorë për produketet në kozmetikë.

Antioksidant
Shega është e mbushur me fitokemikale. Këto kimikate janë antioksidantë i fuqishëm. Lëngu i shegës përmban nivele të larta të antikosidantëve më shumë se shumica e lëngjeve tjera. E pabesueshme, por lëngu i shegës përmban tri herë më shumë antioksidantë se vera e kuqe dhe çaj jeshil.

Vitamin C
Lëngu i shegës përmban 40% vitamin C që ju duhet në baza ditore. Lëngu i freskët i shegës përmban maksimumin e lëndëve ushqyese për vitaminën C.

Parandalon kancerin

Studimet e fundit kanë gjetur se lëngu i shegës parandalon rritjen e qelizave të kancerit të prostates. Pavarësisht studimeve të shumta, rezultatet janë ende preliminare. Por edhe pse nuk ka studime afatgjata, njerëzit që kanë konsumuar lëng shege kanë theksuar se ky fryt parandalon rrezikun e kancerit. Shega është në fakt një burim shumë i pasur me acid elaxhik. Ky acid sipas Institutit të kancerit në Universitetin Karolinës së Jugut çon në vdekjen e qelizave kancerogjene.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article