KreuInterior

Mobilje moderne për dhoma ndenjie – guida e duhur drejt stilit!

Muri i ekspozuar me tulla dhe piktura abstrakte monokorme krijojnë skenën e duhur për këtë kolltuk shik dhe ultra modern. Kompozuar me bimë , tavolina kubike dhe një llampë të madhe të kurbëzuar kemi një dhomë ndenjie shumë ekstra.

Të investosh në një mobilje që shërben edhe si një lloj magazinimi do të të ndihmojë shumë në organizimin e hapsirës tënde. Kjo tavolinë kafeje kombinon dizajnin kontemporan me funksionalitetin. Duke ngritur pjesën e sipërme të tavolinës mund të shikohet hapsira boshe organizative poshtë.

Mund ti kesh parë më parë këto njësi raftesh në kërkimin tënd për mobiljen perfekte. Me një strukturë shumë të hapur dhe një stil skandinav prej teli të hollë krijon një kornizë që mund ti përshtatet cdo personaliteti. Kombinimi i ngjyrës së drurit me elemente të zeza të lejon të jesh i guximshëm me patern-in e tapetit, skulpturat e mëdhaja ose artin e ekzagjeruar.

Mobiljet duken edhe si art në këtë hapsirë, ku teksturat të kapin syrin nga cdo kënd. Kombinimi i tavolinës së koktejlit dhe llampa me rretha është një demostrim inspirues i modernitetit

Dhoma e ndenjes mund të vendos stilin e dekorit për të gjithë shtëpinë. Një element industrial si kjo njësi organizimi që hapet dhe mbyllet , me korniza të errëta prej celiku dhe drurin mango, i jep një prekje të ashpër , një pamjeje më të butë të vendosur nga një tjetër aksesor.

Tone të errëta plotësuese, linja të pastra, dhe theksime bronzi krijojnë një ndjesi balance në këtë hapsirë të qetë ndenjie. Muret neutrale dhe pëlhurat japin një shembull të klasit më të lartë të modernitetit.

Kjo mobilje krijon prakticitet ashtu si një pikë qëndrore për një hapsirë ndenjie. Lisi i ngurtë është i përjetshëm, por kur kombinohen me mermerin e bardhë krijojnë një pamje kontemporane. Muret e celta lejojnë bukurinë e materialeve natyrale të shkëlqejnë.

Raftet me tonet gri ose të bardha dhe metali i zi , menjëherë modernizojnë, shto tone të ngrohta dhe materiale natyrale sic është druri për të zbutur atë që përndryshe do të ishte një pamje e zymtë.

Miksi i menduar mirë midis neutraleve me të zezën krijojnë një pamje të thjeshtë dhe relaksuese duke mbartur edhe elementin surprizues për këtë dhomë ndenjie. Tekstura e karriges i jep një ngacmim vizual , ndërkohë që dritat sjellin ndjesinë në lojë. E kombinuar e gjitha me forma të qeta dhe organike për të mos u bërë e tepërt për syrin.

Kolltuku prej lëkure në ngjyrë karamel krijon një impresion të madh me teksturën dhe pamjen e lustruar. Krahët e hollë krijojnë një siluetë moderne, dhe këmbët prej metali ngjyrë ari janë pasyruar në disa elemente të tjera si tavolina e kafesë. Muret e errëta shprehin personalitet dhe orenditë e qeta i japin ngrohtësi kësaj pamje shik.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF