KreuCelebrity

Nga Arbana Osmani, Eduart Grishaj e deri tek Ilir Meta e Monika Kryemadhi; gjobiten të ftuarit në ditëlindjen e Bes Kallakut!

Të premten e 20 nëntorit aktori i humorit Bes Kallaku ka festuar ditëlidjen e 35-të të jetës. Kallaku ka mbledhur familjarë, miq e kolegë dhe ka kremtuar ditën e shënuar nëpërmjet një feste organizuar në një prej restoraneteve të njohur në periferi të Tiranës.

Përherë i lidhur me origjinën e tij, fshatin Bubq të Tiranës, Besi nuk e la as këtë herë pa e përmendur vendin ku u rrit. Madje edhe tema e ditëlindjes kishte të bënte pikërisht me jetën në fshat.

Megjithatë, duket se Besi nuk ka respektuar masat anti-covid sipas të cilave deri në një afat të papërcaktuar, nuk lejohen grubullimet dhe festimet ku repspektimi i distancimit social është shumë i vështirë të realizohet. Ditëlindja e Kallakut dhe mosrespektimi i masave u komentua jo pak, dhe një ditë pas festës policia e shtetit mori masa ndaj administratorit të lokalit dhe çdo të ftuari.

Policia bëri një njoftim zyrtar për të lajmëruar se të gjithë të pranishmit do të gjobiten për mosrespektim të rregullave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë. Po ashtu u lajmërua se personat që morrën pjesë në festë u identifikuan nga kamerat e sigurisë.

Ndër emra të njohur VIP që ishin të ftuar në ditëlindje dhe që janë gjobitur kanë qenë; Arbana Osmani, Eduart Grishaj, Erio Isaj, Andi Lila me bashkëshorten, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Olsi Bylyku etj.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Në lidhje me aktivitetin e zhvilluar më datë 20.11.2020 në një lokal në fshatin Laknas, Bashkia Kamëz, ku shtetasi B.K, kishte organizuar një ceremoni ditëlindje dhe kishte ftuar rreth 30 persona, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë menjëherë mori masa në zbatim të Aktit Normativ, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nga ana e Policisë së Tiranës, u mor masa administrative 1.000.000 lekë për administratorin e lokalit shtetasin F.U., në bazë të aktit normativ nr 3 datë 15.03.2020.

Gjithashtu në bazë të pamjeve filmike janë identifikuar të gjithë personat që ishin pjesmarrës në aktivitetin e zhvilluar dhe do ndëshkohen me masë administrative për shkelje të masave kufizuese anticovid-19.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF