KreuFashion

11 lloje pizhamesh mëndafshi me të cilat do të dukeni rehat dhe seksi, edhe në shtëpi!

Nëse gjatë karantinës jeni lodhur duke veshur tuta dhe bluza të gjera, atëherë  është koha e duhur për të investuar në një veshje po aq komode dhe të sigurt˸ pizhamet e mëndafshit. Pizhamet e duhura jo vetëm na ndihmojnë të flemë mirë, por një veshje e butë, me ngjyra të koordinuara, na bën të dukemi e ndihemi shumë mirë. Ja disa lloje pizhamesh mëndafshi˸

Fustani i gjumit prej mëndafshi,  është jo vetëm i butë, por edhe përqafon bukur format tuaja dhe ju lejon të lëvizni lirshëm, kështu që mund të flini pa u ndjerë të kufizuara.

Set pizhamesh: pizhame të ndara, që mund të vishen çdo ditë, që mbeten të buta pas çdo larje. Mund të rrish ose flesh si një bebe me këto pizhame, që janë të gjera e të lirshme.

Pizhamet e mëndafshit në ngjyrë të gjelbër limoni, që i përshtaten edhe pushimeve e mund të vishen edhe sapo jeni zgjuar.

Një fustan që mund të vishet në disa mënyra˸ si pizhame ose si veshje për një shëtitje. Askush nuk do ta kuptojë diferencën.

Një fustan seksi, që ka si  detaje lidhëset nga të dyja anët që arrijnë deri tek kofshët. Këtë fustan nuk do ta vishni vetëm në shtëpi, por edhe jashtë.

Një lloj fustani mëndafshi, i përshtatshëm veçanërisht për personat që nuk kanë gjumë të rehatshëm dhe zgjohen disa herë gjatë natës.

Seti i pizhameve me shumë pjesë dhe me detaje dantellash. Ky set përmban një këmishë natë, pizhame të ndara, të cilat mund të përshtaten sipas dëshirës tuaj.

Një set pizhamesh, i përshatshëm më së shumti për mamatë të cilat duhet të kenë veshje të rehatshme gjumi. Lajmi tjetër i mirë?! Këto lloj pizhamesh nuk janë shumë të kushtueshme.

Pizhame set, të së njëjtës copë, që pa diskutim bien në sy.Ky set është i butë prej mëndafshi, njësoj si çarçafët tuaj.

Pizhamet me mëngë treçerekshe˸ Gjatë natës mund të vishni edhe këtë lloj pizhameje e jo vetëm tuta gjumi. Mund të blihet kudo shumë lehtësisht.

Veshje gjumi me motive në copë, ndërsa materiali është një përzierje e satenit dhe mëndafshit. Bëni një ndryshim duke veshur pizhame kominoshe. Do tʾi vishnit edhe gjatë kohës suaj të lirë?

Burimi˸ ELLE

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF