Baba për herë të tretë; zbulohet partnerja e Sokol Ballës! Emër i njohur për publikun!

Këtë fundjavë i ftuar në programin ‘Fit Station’ në Neës 24 gazetari Sokol Balla rrëfeu se është bërë baba për herë të tretë pas dy fëmijëve që ka me ish-bashkëshorten Belinda Balluku.

“Tashmë jam me tre fëmijë. Nga njëra anë më duket vetja pak i plotësuar se edhe në familjen tonë ne kemi qenë tre fëmijë. Është një ndjenjë plotësimi shumë e bukur.”; tregoi Sokol Balla

Bebushja ka ardhur në jetë një muaj më parë dhe gazetari e ka quajtur Brooklyn. Ndërsa Balla nuk zbuloi detaje rreth partneres që e ka bërë baba për herë të tretë, ‘Pamfleti’ ka zbuluar këtë mëngjes identitetin e partneres së gazetarit të njohur.

Mësohet se nëna e fëmijës së tretë të Ballës quhet Sidrita dhe vite më parë ajo është bërë e njohur për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother Albania. Sakaq vetë dyshja kanë zgjedhur të mbajnë në profil të ulët romancën e tyre dhe ende nuk dihet prej sa kohësh ata janë bashkë.

Previous ArticleNext Article