Befason Enxhëll, vendos të largohet nga “Love Story”!!

Enxhëll u kthye në një vajzat më të preferuara të publikut në “Love Story”. E qetë, por edhe me mjaft integritet, bukuroshja nga Gjirokastra arriti të bënte mjaft fansa. Megjithate nata e 10-të e Love Story në Tv Klan pati disa të papritur, dhe më e rëndësishmja e tyre ishte pikerisht vetëeleminimi i papritur i Enxhëllit. Pasi u transmetua takimi i saj me Saimirin në kinema, Enxhëll u shpreh se nuk mundet ta përballojë më situatën dhe se ka vendosur të largohet. “Nga e gjithë kjo eksperiencë deri sonte, unë kam vendosur të veteliminohem sepse nuk mundem ta përballoj dot më. Kam shumë peshë nga vetja ime, person i familjes gjithashtu, dhe nuk mundem. Po bëhet shumë e vështirë për mua”, u shpreh Enxhëll. Saimiri sakaq tha se e respekton vendimin e saj dhe i ka uruar cdo të mirë!

Previous ArticleNext Article