Venaria/Arratisje romantike me lady in red

Nga Marjeta Istrefi, enologe-themelues revista VENARIA

Këmbët që udhëtojnë shtigjet mund të udhëtojnë edhe kohën. Kështu, kur rrushi prek lëkurën e brishtë të femrave që godasin sensualisht atë, lëngu erëmues çon fjalë se prodhimi nisi. Jo të gjitha arratisjet romantike gjenden në shtigje misterioze. Disa prej tyre ndodhen brenda një buti francez dhe të presin ty për t’i zbuluar. Një shkëndijë lumturie lind kur tapa shkëputet plot sharm nga qafa e një shisheje. Më të mirët e kanë mishëruar mjeshtërinë nën kapsulën e kohës e fisnikëruar nën petkun e freskët të qilarit. Si depo historike e së shkuarës dhe së ardhmes. Prej shekujsh kemi mësuar se dashuria mund të lindë midis dy njerëzve, por atje tej, dikush prej nesh, mrekullisht dashuron verën.

Për të, kanë shkruar të gjithë! Ngjyrat janë shkrirë në kanavacë për të treguar se si ajo mbërriti tek ne. Poezitë janë recituar vetë, kur tema e tyre ka qenë ajo. Mbase sepse gjuha që ajo flet është forma më e lartë e një shkrimi. Shenjti i 14 shkurtit, Shen Vincent, mbronte me fanatizëm ata që e ngjiznin atë. E të tjerë si perëndia Dionis, e dashuronin. Kombinimi i saj rri mirë me djathin dhe çokollatën, me koncertin e harqeve, me skulpturat, me mbrëmjet me shi, madje edhe me reçelin e mëngjesit. Këtë shkurt, dritat e zbehta, tingujt e lehtë formojnë shtratin e saj në gotën elegante.

Mund të jetë e re, e freskët, e moshuar, e rrumbullakosur apo e parfumuar. Në të gjitha rastet është e pazëvendësueshme dhe e rafinuar. Të bën të ndjehesh zotëri! Ose zonjushë! Të tjerë e gjykojnë esenciale për mënyrën e të jetuarit. Kulti i saj ka qenë gjithmonë pjesë e civilizimit modern. Si e tillë njerëzit kërkojnë të jenë më të kulturuar vetë, kur janë me të.

´´In Vino Veritas´´ dhe të gjitha dëshirat e fshehura zbërthehen në spektër!

Revista Venaria,e përkryer për ata që dashurojnë verën, udhëtimet, muzetë, leximin.

Kushtuar tregimit të historisë së verës dhe eno-kulturës

Eksploro me ne artin e verës…                                                  Na trego historinë tënde të verës…

Instagram: venariamagazine                                                            E: [email protected]

Facebook: Venaria Magazine                                                          Tel: +355 69 634 3490

Previous ArticleNext Article