Cardi B ndryshon pamjen e jashtme, dhe duket kaq ndryshe

Reperja Cardi B është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, ndërkohë që postoi në Instagram e saj një video për të promovuar këngën e saj të re me Normanin “Wild Side”.

Këngëtarja 28-vjeçare u shfaq me flokë jeshilë, teksa kishte veshur një rrjetë dhe bikini në të njëjtën ngjyrë. Nuk është e lehtë t’i bësh flokët në një ngjyrë të tillë, por kur bëhet fjalë për Cardi B ajo di të guxojë dhe sigurisht që duket edhe shumë bukur.

Kujtojmë që Cardi B njoftoi shtatzëninë e saj në mbrëmjen e BET Awards në fund të muajit qershor teksa performonte, ndërkohë që publikoi edhe një foto mahnitëse në Instagram, ku pozonte nudo teksa kishte pikturuar në të bardhë barkun dhe gjinjtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cardi B (@iamcardib)

Previous ArticleNext Article