Në krye të “Daily Love Story” moderatori i njohur; Alketa Vejsiu zbulon detaje të reja!

Pas suksesit të sezonit të parë, “Love Story” do të vijë së shpejti në ekranin e TV Klan me edicionin e tij të dytë. Siç është bërë me dije më herët, këtë vit ndryshe nga viti i kaluar do të ketë jo vetëm një djalë në fron, por edhe një vajzë. Kasti do të jetë më i madh, ku do të përfshihen 10 vajza dhe 10 djem.

Ndërkohë së fundmi moderatorja e suksesshme Alketa Vejsiu teksa ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj ka zbuluar detaje të reja rreth programit. Në krye të “Daily Love Story” do të jetë moderatori i njohur Eni Shehu, ndërkohë që në “prime time” do të jetë padyshim vetë Alketa. Në këtë sezon të dytë moderatorja premton risi dhe shumë surpriza.

“Prime time e prezantoj unë. Daily nga Eni Shehu. Daily do të jetë 5 herë në javë çdo pasdite në Klan. Dhe do të ketë shumë risi këtë vit. Ja dhe pak ditë na ndajnë”, është përgjigjur Alketa, teksa një ndjekës e pyet, “Pse nuk do ta prezantoni ju Love Story?”.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article