Ngjyra jargavan vetëm në verë? E keni gabim, ajo tashmë është ngjyra e sezonit të vjeshtës!

Trendet e vjeshtës dhe dimrit 2021-2022 janë gati të na magjepsin me ngjyrën e jargavanit! Një ngjyrë që jemi mësuar ta shohim zakonisht në verë, por në fakt nëse doni të dukeni e veshur plot stil këtë sezon, kjo ngjyrë nuk duhet të mungojë në gardërobën tuaj.

Në pasarelat më cool të vjeshtës dhe dimrit kjo ngjyrë është protagoniste kudo; te palltot, fustanet, xhaketat, pulovrat, kostume, xhinse apo funde. Pa harruar sigurisht këpucët, çantat, rripat apo syzet. Ndaj bëhuni gati të blini veshje me ngjyrë jargavani për t’i dhënë gardërobës tuaj një hijeshi dhe shkëlqim?

 

Previous ArticleNext Article