“Gjithë Shqipëria kundër meje”, Antonela e revoltuar: “Nuk jam e pështirë si disa”!

Antonela Berisha i ka dalë në mbrojtje Beatrix Ramosaj dhe ka reaguar ashpër ndaj kritikave të shumta që po merr këngëtarja në rrjetet sociale. Ish-konkurrentja e “Përputhen”, tha se Trixa po gjykohet padrejtësisht.

“Njerëz pse nuk merreni me faktin që ka disa banorë të stazhonuar në atë shtëpi që po vjedhin vrer ana anës për njerëz që rrinë gjatë gjithë ditës sesa merreni me faktin se kë suportoj unë! Falsiteti në kulm por fytyra po i del të gjithkujt,” ka shkruar ajo, ndërsa e krahasoi më tej situatën e Beatrix me atë që u krijua mes saj dhe Mevlan Shabës, të cilin publiku e shikonte me Lediana Prengën. Antonela Berisha tha se Beatrix i ka qëndruar pranë brenda shtëpisë së BBV dhe të njëjtën gjë do bëjë edhe ajo.

“Për të disatën herë po shikoj gjykimin e publikut në mënyrë të pa drejtë! Më kujtohet situate kur unë kisha një pëlqim për një person dhe publiku e shikonte çift me një vajzë tjetër… Dhe gjithë Shqipëria ishte kundër. Dhe tjetra, në momentin tim më të vështirë në shtëpi, ajo ishte e vetmja pranë meje. Dhe unëjam sot pranë saj!”- thote Antonela Berisha.

Më tej, beri dhe një deklaratë ironizuese. “Sa keq që nuk jam e pështirë si disa pseudovipa që përfitojnë nga situate që ta kenë mendimin njësoj si publiku dhe të fitojnë disa folloëers,”ka shkruar ajo.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article