KreuArt

Zbulohen disa nga të famshmit që do të nderohen në Walk of Fame!

Uma Thurman, Lenny Kravitz, Mindy Kaling dhe Jonas Brothers janë ndër të famshimit që do marrin një yll në Hollywood Walk of Fame në 2023.

Ludacris, Bill Pullman, Thurman, Vince Vaughn dhe John Waters do të marrin yje në kategorinë e filmave, së bashku me aktorët e ndjerë Juanita Moore dhe Walker. Në kategorinë televizive, yje do të kenë Jon Favreau, Kaling, Martin Lawrence, Ralph Macchio, Garrett Morris dhe Ellen Pompeo. Në kategorinë e muzikës dhe regjistrimeve, Jonas Brothers do të marrë një yll kolektiv, së bashku me Marc Anthony, Irving Azoff, Sheila E, Lenny Kravitz, Blake Shelton dhe Charlie Wilson. Lang Lang, Melba Moore dhe grupi a cappella Pentatonix do të marrin yje në kategorinë e teatrit dhe performancës live.


Zgjedhjet u shpallën nga prezantuesja e radios Ellen K, kryetarja e panelit përzgjedhës të Walk of Fame, të premten. Paneli përzgjedhës, i cili përbëhet nga njerëz me yje ekzistues në Walk of Fame, zgjodhi të nderuarit nga qindra njerëz të nominuar. Zgjedhjet e tyre u ratifikuan nga bordi i drejtorëve të Dhomës së Tregtisë së Hollywoodit të mërkurën.

“Paneli i zgjodhi me mend këta individë të talentuar dhe ne mezi presim t’i festojmë pasi ata bëhen pjesë e historisë së Hollywoodit me zbulimin e yllit të tyre në vendkalimin më të famshëm në botë,” deklaroi  Ellen K gjatë konferencës për shtyp duke shpallur zgjedhjet.Datat e ceremonisë për përzgjedhjet e reja nuk janë bërë të ditura.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF