Einxhel dhe DJ Dagz do bëhen prindër? Postimi i Beatrix Ramosaj që i hutoi të gjithë!

Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe postimi i fundit i saj ka marrë mjaft vëmendje.

Cifti i dalë nga reality-show, “Big Brother Albania VIP”, Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta po shijojnë pushimet jashtë kufijve, dhe mesazhi i Beatrix për ta, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetin social “Twitter”.

“He rrusha, DJ Dagz – Einxhel, si kaluat mbrëmë? BEBEEEE BEBEE BEBIBEBIBEBEEEEE UUU”, duke e shoqëruar me disa emoji të qeshurave.

Ajo ka përdorur vargje të këngës “Bebe” të këngëtares Era Istrefi, dhe kaq u desh që të ngriheshin dyshimet se mos dyshja do të bëhen prindër.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article