Këngëtarja Fifi dhe partneri i saj Adisi prej disa muajsh janë në një lidhje dhe po shijojnë romancën e tyre.
Por së fundmi në mediat sociale u aludua se marrëdhënia e tyre ishte në krizë, kjo pasi këngëtarja në një postim shkroi, “Kjo pra na qenka dashuria, të kesh dikë që të pret, dikush që nuk dorëzohet në ty, dikush që nuk largohet pas disa gabimeve, dikush që të do sado që ta largosh. Por ky person sot shumë rrallë ekziston. Shumë rrallë e ndoshta dhe hiç (fare)”.
Pas lajmeve se ata ishin ndarë Fifi ka reaguar me anë të një deklarate të fortë,
“Dhe ja pra miq kjo është Shqipëria. Një ditë të shpifet që nëse një çift poston më shumë se sa duhet thuhet ‘s’janë të lumtur’, ditën tjetër shpifet që je ndarë sepse nuk ke postuar foto çift. Juve s’ju bije njeriu në fije…dhe nëse mendoni që keni info të sakta rreth jetës time personale jeni shumë gabim. Ju kam dhënë më shumë info se sa duhet për Fifin, mbase ka ardhur momenti që t’ju shmang pak që të jem edhe unë e lumtur se pastaj vjen shpifja tjetër ‘Fifi Drama Queen, vetëm hiperbolizon, vetëm bën skena, bën gjithçka vetëm të jetë në qendër të vëmendjes’.
Media të dashura s’e kuptoj pse vazhdoni ta përdorni personin e tretë kur flitet për mua dhe të dashurin tim…pse në çdo lajm të përmendet Adis Patushi si ish-bashkëshorti i palës tjetër. Besoj se pas disa kohësh do të ketë titull Fifi bën dasmë më ish-bashkëshortin e…ndaluni! Dhe ju lutem kujdes se jeni duke shqetësuar dy familje se mua më është djegur lëkura u mësova tashmë me mashtrime mediatike për të shitur lajm e për të ngjallur panik për interesa personale të s’di kujt”.