Gjyshja, 62 vjeçe, dhe 25-vjeçari festojnë njëvjetorin e martesës!

Gjyshja, 62 vjeçe, dhe burri i saj 25-vjeçar sfidojnë kritikët e tyre ndërsa festojnë përvjetorin e tyre të parë të martesës.

Kuran McCain, 25 vjeç, dhe gruaja e tij 62-vjeçare, nëna e shtatë fëmijëve, Cheryl McGregor, të dy nga Roma, Gjeorgjia, u takuan për herë të parë në vitin 2012, kur ai ishte vetëm 15 vjeç, ndërsa punonin së bashku.

Çifti, me një diferencë moshe 37-vjeçare, filloi të ndajë detaje nga përditshmëria e marrëdhënies së tyre në TikTok, duke mbledhur më shumë se tre milionë e gjysmë ndjekës, shumë prej të cilëve nuk e mbështetën dashurinë e tyre për shkak të ndryshimit të madh në moshë.

Pavarësisht reagimit të ashpër, dyshja u martuan më 3 shtator 2021, gjatë një ceremonie intime e cila u transmetua drejtpërdrejt për miliona ndjekësit e tyre të TikTok.

Tanimë, një vit më vonë,  Kurani dhe Cheryl janë edhe më të dashuruar dhe aktualisht po flasin për të pasur fëmijën e tyre të parë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article