Klea Huta rrëfen planet për dasmë!

Moderatoja Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të pëlqyer të publikut shqiptar, të cilët prej vitesh po jetojnë një histori të bukur dashurie.

Ata janë bekuar me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Krid. Në ditëlindjen e dytë të djalit, Klea mori një propozim për martesë nga kompozitori, i cili u ul në gjunjë para të gjithëve.

Së fundmi Klea Huta ka qenë e ftuar në “ABC e Mëngjesit” ku ka folur ndër të tjera për lidhjen e saj, për dasmën private që realizuan në Marok para se të bëheshin prindër dhe faktin që ata do të bëjnë një tjetër dasëm.

“Historia ishte kështu. U lidhëm ne, pastaj bashkëjetuam, pastaj unë mbeta shtatzënë, pastaj bëmë dasmën private në Marok, pastaj u celebruam, pastaj në qershor me propozoi për martesë. As vetë nuk e di se si ndodhi kështu, por mua më pëlqen. Martesa në Marok ka qenë dëshirë e fotografes. Ajo e kishte me shumë dëshirë të shkonim atje dhe e realizuam. Na pëlqente kultura e vendit dhe thamë pse jo. Do ta bëjmë dhe në një dasmë, por se kur ende se di”, u shpreh Klea.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article