Era Rusi është një nga këngëtaret më të dashura dhe më të pëlqyera të publikut shqiptar.
Së fundmi në shtëpinë e saj ka patur festë pasi mamaja e këngëtares ka festuar ditën e lindjes.
Era ka zgjedhur që në këtë ditë të shënuar t’i dedikojë njeriut të saj të shtrenjtë disa fjalë të ndjera edhe në rrjetin e saj social Instagram.
“Gëzuar ditëlindjen mam! Ti je drita ime e diellit që më ka ndriçuar rrugën kudo ku kam shkelur. Je drita e mendjes dhe zemrës sime. E falënderoj Zotin çdo ditë që të zgjodhi ty të jesh mami im. Je njeriu më i mrekullueshëm që kam njohur dhe jam shumë krenare që jam vajza jote. Të dua shumë, shumë, shumë ♥”, ka shkruar Era përkrah një fotografie shumë të bukur ku ajo shihet teksa puth nënën e saj.



















