KreuBusull

Dua Lipa në Tiranë, vetëm pak orë na ndajnë nga koncerti madhështor!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa mbrëmjen e kësaj të hënëe pritet të mbajë një koncert madhështor në sheshin Skëndërbej me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë. Dua Lipa do të përmbyllë turneun e saj botëror “Future Nostalgia” në Tiranë.

Lajmi i bukur për ardhjen e yllit botëror u bë me dije pak ditë më parë, ku vetë këngëtarja shqiptare ndau me gjithë ndjekësat e saj datën me anë një mesazhi në Instagram, “Jam shumë e lumtur të njoftoj se koncerti i fundit i turit “Future Nostalgia” do të mbahet në Tiranë, më 28 nëntor. Mezi po pres t’iu shoh më 28 nëntor për Ditën e Flamurit dhe 110-vjetorin e Pavarësisë”.

Këtë të diel këngëtarja me famë botërore Dua Lipa mori nënshtetësinë shqiptare. Ishte presidenti Bajram Begaj që priti artisten e mirënjohur dhe vlerësoi talentin e saj, shpirtin artistik si dhe angazhimin e saj në mbështetje të kauzave sociale, “Është kënaqësi e veçantë që sot presim artisten e madhe Dua Lipa. Them artiste e madhe, por ajo është edhe një vajzë e thjeshtë, që krenarinë më të madhe na e ka dhënë ne, Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë nëpër botë. Rinia shqiptare ju ka shembull dhe ju keni treguar se ëndrrat arrihen duke punuar gjithnjë e më shumë. Ti i ke bërë të gjithë shqiptarët bashkë! Ndaj kam kënaqësinë t’ju jap shtetësinë shqiptare”.

Dua Lipa lindi në Londër më 22 gusht 1995 në një familje shqiptare nga Kosova. Ajo u shkollua mes Londrës dhe Prishtinës, ku familja e saj u vendos pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.  Talenti i lindur dhe përkushtimi për botën e muzikës e ndihmoi të ngjiste me guxim dhe vendosmëri shkallët e karrierës artistike duke u bërë një nga këngëtaret më të pëlqyera në mbarë botën.

https://bordo.al/wp-content/uploads/2022/11/9D102674-03A0-424A-8777-11B27A8C2191.png

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF