Jennifer Lopez surprizoi duke zbuluar se do të publikojë këngë dedikuar Ben Affleck. Përmes rrjetit social Instagram, Jennifer ndau listën e këngëve për albumin e saj të vitit 2023 “This Is Me… Now” , i cili përfshin “Dear Ben pt. ll.”
Fansat u tërbuan menjëherë për titullin e këngës, i cili i referohet baladës “Dear Ben” që J.Lo publikoi në 2002, viti në të cilin u takua për herë të parë me Affleck.
“Dear Ben pjesa 2! Unë do qaj”, ka komentuar një ndjekës. Lopez ishte fejuar me Affleck kur ajo publikoi “This Is Me …Then”. Ajo ia kushtoi albumin aktorit përpara se të jepnin fund lidhjes në vitin 2004.”Dear Ben” përfshinte një tekst prekës për Affleck, duke përfshirë, “Të dua / Ti je perfekt / Një manifestim i ëndrrave të mia”. Pas martesave me njerëz të tjerë, dy ish-at u rikthyen bashkë në vitin 2021. Ata u martuan në Las Vegas, gjë që mund të ketë frymëzuar këngën e sapo shpallur në albumin “This Is Me… Now” që mban titullin “Midnight Trip to Vegas”.
Jennifer foli për Ben në një intervistë për Vogue në fillim të këtij muaji. “Gjithmonë ndihesha sikur kishte një dashuri të vërtetë atje, tha ajo. “Kur u rilidhëm, ato ndjenja për mua ishin ende shumë reale.”Aktorja foli për revistën edhe për muzikën me të cilën po punonte.
“Ky album është gjëja më e sinqertë që kam bërë,”, u shpreh JLo. “Njerëzit mendojnë se dinë gjëra për atë që më ndodhi gjatë rrugës, por ata me të vërtetë nuk e kanë idenë, dhe shumë herë e kuptojnë kaq gabim./bordo.al