KreuBusull

Lista e çmimeve në “Kënga Magjike 2022”, Marsela Çibukaj triumfon!

Këngëtarja Marsela Çibukaj është fituesja e edicionit të 23-të të festivalit “Kënga Magjike”. Pirro Çako i dorëzoi kupën triumfueses, e cila konkurroi me këngën “I paftuar”.

“Nuk kam fjalë, një emocion i jashtëzakonshëm. Ju falenderoj të gjithëve nga zemra. Falenderoj artistët, jurinë, skenën e Këngës Magjike, që na bën të përjetojmë emocione kaq të forta. Faleminderit të gjithëve ju”, tha artistja mes emocioneve.


Vendi i dytë shkoi për Michela Palucan me këngën “Një Përqafim”, ndërsa në vendin e tretë u rendit Anxhela Peristeri me këngën “Kalimtar”. 

Veç çmimit të madh u dhanë çmime edhe për muzikën më të mirë shqiptare, të huaj dhe për artistët e rinj më të mirë.

4 kupa të tjera u ndanë për artistët shqiptarë dhe të huaj në kategoritë “Big” dhe “New”.

Marsela Çibukaj – fituesja e “Kënga Magjike 2022”dhe kategorisë “Big Artist”.

Michela Paluca – fituese e vendit të dytë

Anxhela Peristeri – fituese e vendit të tretë

Martin Pano – Best New Artist

Mamagama – Best New International

Le Deva – Big International

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF