KreuBusull

Dua Lipa nuk njeh limite/ Fiton çmimin ‘Hitmakers of the Year’ me Elton John!

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa mahniti të shtunën kur mori pjesë në darkën e Hitmaker’s 2022 të Variety e veshur me një kostum ngjyrë gri me shirita të bardhë që padyshim e bëri atë të dukej e mrekullueshme dhe plot stil.


Dua këtë vit është vënë në qendër të vëmendjes për arritjet e saj super të suksesshme, ku së fundmi mbylli në Tiranë edhe turin e albumit të saj ‘Future Nostalgia’. Por, bashkëpunimi me yllin legjendar të muzikës Elton John është cilësuar si një nga bashkëpunimet më të mira të vitit me këngën ‘Cold Heart(PNAU Remix)’.

Ajo ka fituar çmimin ‘Hitmakers of the Year (krijuesit muzikorë të vitit) në ceremoninë e nderimeve vjetore, ‘Variety’s Hitmakers’.


Jack Harlow, HER, Elton John, e Selena Gomez janë disa nga emrat e njohur që gjithashtu nuk munguan në këtë mbrëmje. Organizimi në fjalë vë në qendër të vëmendjes artistët, shtëpitë diskografike, drejtuesit, producentët, botuesit, miksuesit e zërit, inxhinierët, menaxherët dhe njerëzit e marketingut që qëndrojnë pas 25 këngëve më të dëgjuara të vitit./bordo.al

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF