
Amra Medical Aesthetic është klinika e parë në Shqipëri që ka futur lipofilling pa anestezi gjenerale.
Amra Medical Aesthetic & Academy, shërbimi më i kualifikuar, me eksperiencë dhe teknologji të avancuar, profesionalizëm me produktet më premium për t’ju dhënë sigurinë dhe rezultatin maksimal.
Amra është klinika e parë në Shqipëri që ka futur lipofilling pa anestezi gjenerale, një mënyrë alternative për të përballuar elasticitetin e lëkurës. Rusia dhe vendet e zhvilluara e përdorin mjaft por në Shqipëri ende nuk ka hyrë për kategorinë që nuk duan të fusin filler, por vetëm dhjamin e tyre. Efektiviteti i lipofillingut është vërtetuar në dekadat e fundit, kështu që kjo metodë trajtimi është mjaft popullore dhe e sigurt në rast të rikthimit të humbjes së vëllimit të fytyrës me injektim por në teknika të avancuara ruse. Yndyra merret nga zonat dhjamore të tepërta të trupit, dhe bëhet kalimi aty ku ne kemi humbur volum. Në këtë rast doktoresha ndërhyn në fytyrë duke përdorur dhjamin e vetë klientit për të rikthyer moshën e klientit para shumë vitesh. Procedura kryhet nën anestezi lokale. Pas një periudhe gjashtë javore, rezultati zgjat gjithë jetën.
Mjeku që zgjidhni ka shumë rëndësi për t’ju dhënë rezultatet e merituara pasi është procedurë që kërkon sy estetik dhe matje të arta sipas proporcioneve GOLDEN ratio. Në Akademinë e Bukurisë Amra veçojmë githashtu dhe shërbimin me lazerin e generatës së fundit për fshirjen e tatuazheve, PICO laser, aparaturë e avancuar që fshin çdo lloj tatuazhi në trup pa lë në shenja si dhe trajtimin Dermapen 4, pajisje që ndihmon në tonifikimin dhe dobësimin e trupit.
SOLARI TECNOSOLE, KISS SUN
Klientëve tuaj do t’iu duhet vetëm një shikim për t’u dashuruar me linjat e pastra të stilit dhe dizajnit Made in Italy. Të gjitha versionet janë krijuar për të siguruar rezultatet më të mira të nxirjes dhe relaksimit gjatë seancës.
Të gjitha versionet kanë llamba 2 metra (për t’u nxirë edhe njerëzit më të gjatë ), ajrim i fuqishëm i trupit të ndarë nga ajrimi i llambave, mungesë e zonave me hije brenda dushit të diellit dhe sistem zëri me radio dhe Bluetooth. Modelet Diamond dhe Exclusive, kanë një çelës elektronik për ndezjen e llambave dhe ndriçimin LED me shumë ngjyra në dyer, ndërsa modeli Exclusive ka si standard tastieren Sensitive Touch me Top Sound Program dhe sistemin e kolagjenit LED Hybrid Program. Programi Hybrid kombinon Ilambat UV dhe llambat kolagjen + UV me dritën e kuqe kolagjeni LED. Ky kombinim ofron rezultate të shkëlqyera, pasi nxirja duket intensive dhe natyrale, dhe lëkura eshtë më e butë dhe më e hidratuar, gjithashtu redukton erën e melaninës që krijohet gjatë seancës për rrezitje. Sistemi Eater Fresh Program freskon dhe hidraton lëkurën për të siguruar një mirëqenie të pastër.
Platforma Vibro Program përshpejton metabolizmin dhe qarkullimin e gjakut duke ndihmuar procesin e nxirjes. Programi Vibro tonifikon këmbët dhe të pasmet; 5 programet – duke filluar nga i butë në të fortë – ju lejon të zgjidhni nivelin e dëshiruar të aktivitetit fizik. Sistemi Intelligent Program, falë fuqisë së rregullueshme, siguron që llambat të zgjasin më gjatë dhe garanton kursim të energjisë. Me Programin Personal të nxirjes, githmonë të kombinuar me Programin Inteligjent, klienti juaj mund të zgjedhë midis tre niveleve të nxirjes, duke filluar nga nivelet e buta dhe të larta.
AMRA MEDICAL AESTHETIC & ACADEMY është sot një nga qendrat e bukurisë estetike që ruan standartin e shërbimeve që ofron, pa tejkaluar normat e mjekësisë. Ajo është një nga klinikat më të suksesshme në Tiranë , ndër të vetmet që i përmbahet formulës së standardit dhe cilësisë në shërbimet estetike që ofron. Teknologjia e fjalës së fundit, produktet gjithashtu janë një garanci që kanë shoqëruar vitet e këtij rrugëtimi për Amrën, duke sjellë mirëqenie për çdo gjini që ka zgjedhur të ndihet bukur pranë saj. Për doktoreshë Luada Caushaj, themeluesen dhe drejtuesen e kësaj qendre, kompromisi i vetëm dhe i pakundërshtuar është të ndihesh i/e bukur brenda masës, duke i besuar mendimit dhe duarve të mjekut të vërtetë./bordo,al
Tel: 0676933117
Instagram: amra_medical_aesthetics
Email: [email protected]
Adresa: Unaza e re, Astiri,Tirane
©RevistaBORDO