KreuCelebrity

Wanda Nara e lidhur me ish-shokun e martuar të Icardit?!

Pasi Wanda Nara dhe Mauro Icardi u ndanë vitin e kaluar, u ndezën thashethemet për lidhjen e saj me këngëtarin L-Gante. Këtë javë, raportet e lidhin biznesmenen argjentinase me ish-bashkëlojtarin e Icardit, Keita Balde. Të dy lojtarët kanë luajtur së bashku në Inter në të kaluarën, me Balde që aktualisht luan në Spartak Moskë.

Gazetari Jordi Martin ka zbuluar se Wanda dhe Balde shkuan në një takim të martën e kaluar në Dubai. “Ëanda debatoi me Mauron”, tha ai për “Intrusos”. “Sipas asaj që më thonë nga rrethi i Icardit, ajo ka ikur me një futbollist, ish-shok skuadre i Icardit, Keita Balde”. Gazetari argjentinas theksoi gjithashtu se Ëanda Nara dhe Icardi janë përpjekur të rikthehen bashkë.

Megjithatë, sulmuesi i Galatasaray i ka mohuar këto thashetheme dhe ka zbuluar se ish-shoku i tij i skuadrës po i dërgonte mesazhe Wandës.  “Nuk ka pushuar së shkruari gruas time. Kam edhe mesazhet, fotot dhe gjithçka që ai i ka dërguar përmes mesazheve private në Instagram sepse ma ka dërguar vetë gruaja ime (natyrisht që nuk do t’i publikoj).

Thjesht do të them se kam pasur një bisedë mbrëmë me këtë vajzë dhe të sqaroj se nuk kam pasur asnjë debat me Wandën sepse ne deri në orën gjashtë të mëngjesit me orën turke flisnim me video, duke organizuar kthimin e fëmijëve tanë”, ka thënë futbollisti.

Balde është i martuar dhe ka një djalë me gruan e tij Simona, e cila ka postuar një foto me të gjithë familjen të cilën edhe futbollisti e ka shpërndarë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF