Christina Applegate u shfaq në tapetin e kuq të SAG Awards bashkë me vajzën e saj 12 vjecare, Sadie Grace LeNoble, dhe rrëmbeu të gjithë vëmendjen jo për nominimin, por për guximin e treguar. Aktorja e njohur hollivudiane u shpreh gjatë një interviste të fillim të muajit se ky mund të ishte eventi i fundit ku shkonte, pas betejës së saj ka me sëmundjen e Sklerozës së Shumëfishtë.
Applegate e tregoi me një mesazh në shkopin që e ndihmoi të qëndronte në këmbë se ka gjetur forcën tek vetja për të perballuar gjendjen e vet të rëndë. “Fuck you MS”, shkruhej në shkopin e zi që e shoqëron ngado tashmë.
Christina u nderua në SAG Awards me cmim për rolin e saj në serialin hit të HBO, Hacks, dhe e shijoi të gjithë ceremoninë gjatë së cilës brohoriti me gëzim. Ylli hollivudian u diagnostikua me sklerozë multiple në 2021-shin.
Ajo e ka quajtur përballjen me sëmundjen “një rrugëtim të cuditshëm në jetën e saj”, por një rrugëtim në të cilin është bashkë me të tjerë që ndajnë të njëjtin problem.