KreuStil Jetese

Përlotet nga malli për Shqipërinë; Merita Halili flet për bashkëshortin e saj dhe vajzat!

Përlotet nga malli për Shqipërinë; Merita Halili flet

Këngëtarja e njohur Merita Halili ka qenë e ftuar “Në Kurthin e Piter Panit”, ku ka dhënë një intervistë të rrallë përballë gazetarëve të vegjël. Kur u pyet nëse e quan veten të fortë, meqenëse ka dhe pesë vëllezër, këngëtarja u përlot teksa tha, “Ndihem shumë krenare që e kam kaluar detin 10 ballë, por ajo që më dhemb më shumë është malli që kam për vendin tim. Jeta në Amerikë është e vështirë, por ja kemi dalë bashkë me bashkëshortin tim Raifin. komunikojnë, të lexojnë, sepse teknologjia nuk do t’i bëj mirë në mënyrë të tepruar.” 

Ndër të tjera, Halili, e pyetur nga gazetarët e vegjël foli për historinë e dashurisë së saj dhe mënyrën se si u njoh me bashkëshortin. “Unë e dashurova shumë sepse më tërhoqi shumë fizarmonika e tij, dhe ai e pëlqeu shumë zërin tim”.

rtistja ka folur edhe për vajzat duke treguar profesionet e tyre, teksa ka rrëfyer se njëra prej të bijave ka nisur rrugën e artit, “Jam shumë e lumtur që kam 3 vajza sepse kush ka vajza, botën ka. Vajza e madhe mëson fëmijët që kanë probleme me autizëm, vajza e dytë po lufton që të bëhet dentiste dhe vajza e tretë vazhdon rrugën për xhaz”.

Këngëtarja ka ndarë gjithashtu disa detaje mbi jetën karrierën dhe suksesin e saj, duke dhënë edhe një mesazh për të gjithë fëmijët. “Do të kisha dëshirë që këto fëmijë të flasin më shumë, të komunikojnë, të lexojnë, sepse teknologjia nuk do t’i bëj mirë në mënyrë të tepruar.” 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF