KreuStil Jetese

Gwyneth Paltrow tregoi cfarë ha në një ditë, dhe rrjeti shpërtheu në kritika!

Gwyneth Paltrow tregoi cfarë ha në një ditë, dhe rrjeti

Gwyneth Paltrow rrëfeu për ndjekësit se cfarë ushqimesh konsumon në të ditë të zakonshme, dhe reagimi që ngjalli nuk ishte aspak pozitiv. Në fakt, shumë prej tyre u shokuan nga ajo që e konsiderojnë si “një dietë mjaft të varfër” të aktores e cila tregoi se vaktet e saj janë:

Në mëngjes – kafe

Në drekë – supë/ lëng kockash

Në darkë – perime

Paltrow shpjegoi se bën fasting, bën detoks dhe procesin e të ngrënit në orën 12:00 të drekës. Mes vakteve ajo bën edhe aktivitet fizik, e madje edhe sauna. Rutina e saj megjithatë, ngjalli reagime të forta në rrjet.

Shumë ndjekës e kritikuan se po promovon problemet me ngrënien si një mënyrë mirëqenieje. Disa e quajtën “almond mom”, nofka e përdorur gjerësisht ndaj Yolanda Hadid, e cila këshillonte të bijën, Gigi, të konsumonte një bajame dhe ta përtypte mirë, në vend të një vakti normal.  “Nëse do ta kisha parë këtë para 5 viteve do të isha fiksuar dhe ky do të ishte bërë “plani i vakteve” të mia. Faleminderit Zotit, u zgjova dhe po e marr veten”, shkroi një ndjekës.

“E di që shumë vajza gjimnaziste do të bien në këtë kurth. Më thyhet zemra”, vazhdon një tjetër.

Ndërsa një komentues thotë se kjo video duhet raportuar nga të gjithë, sepse mund të krijojë ide të gabuara në lidhje me ushqimin, sidomos tek moshat më të reja.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF