11.5 C
Tirana
E martë, 21 Mars, 2023
spot_img

Shokohet Gjermania: 12 vjeçarja vritet nga shoqet e klasës, arsyeja është absurde! 

Gjermania është në shok: Vrasja e një 12 vjecareje nga shoqet e saj të klasës ka tronditur vendin. 30 herë herë është qëlluar vogëlushja me thikë dhe arsyeja mendohet të ketë qenë një djalë, I cili ka bërë të kriset marrëdhënia mes “shoqeve të ngushta”, si dhe fakti që ajo ishte ankuar tek një I rritur se dy vajzat e tjera e tallnin prej muajsh të tërë.  

Vetëm një ditë pas vrasjes, dy autoret e saj kanë postuar në TikTok një video të tyre duke kërcyer, cka bëri të vërshonin mesazhet se sa i mund të tregoheshin kaq të pandjeshme.   

Ekzistenca e videos doli në dritë gjatë hetimeve që bëri një gazetar i Welt mbi vrasjen, sipas të cilit filmimi është hedhur në platformën e famshme pak pasi  vajza e identifikuar vetëm si Luise, ishte gjendur e pajetë, e dergjur mes një pellgu me gjak.  

Autoret e krimit janë të moshave 12 dhe 13 vjec. Ato thuhet se kanë postuar dhe një video ku apelonin gjoja për ndihmë për gjetjen e shoqes së tyre të zhdukur, ndërkohë që e dinin fare mirë se ku ndodhej trupi i saj pasi vetë e kishin qëlluar për vdekje.  

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit