KreuStil Jetese

Armaldo flet pas eleminimit nga “BBV”!

Armaldo flet pas eleminimit nga “BBV”!

Armaldo në një intervistë ditën e sotme në “Fun Club” pas eliminimit nga shtëpia e “BBV”, flet për marrëdhënien e tij me Oltën dhe Luizin brenda shtëpisë.

Armaldo doli mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP” pasi ishte në nominim me Kristin dhe Luizin. Ata shkuan në nominim të menjëhershëm pasi thyen një rregull duke hyrë të 3 në tualet, gjë që Luizi tha se e bëri me qëllim për të krijuar një nominim të fortë duke qenë se kutia e Pandorës “iu dogj”. 

I ftuar sot në ‘Fan Club’, Armaldo foli rreth rrugëtimit të tij në reality-show. Ai tha se marrëdhënia e tij me Oltën nuk ka qenë lojë duke u shprehur: 


“Marrëdhënia ime me Oltën nuk ishte për lojë. Lidhja jonë u krijua te ruloti. E kam parë të sinqertë. Kishim tërheqje me batuta, humor, ngacmime.” 

Sakaq, i pyetur nga ngacmimet dhe deklaratat ndaj Luizit dhe konsumimit të lëndëve narkotike, Armaldo e mohoi këtë. “Nuk kam pas qëllim të bëj ato gjëra.”-tha ai. 

Ndërsa lidhur me lojën e Luizit që i futi në tualet me Kristin u shpreh: 

“Ne po flasim në kuadër të lojës. Ky format është lojë. Por brenda lojës ka dhe moral. Unë Luizin e vlerësoj se si ka luajtur por e ka luajtur pak rëndë. I pabesë u tregua kur më tërhoqi në tualet dhe më nxori sërish në nominim. Unë i dhashë dorën për atë që bëri. Përsa kohë nuk shkel rregullat nuk kam çfarë them. Mik me Luizin kam qenë dhe do jem. E dimë se Luizi bën humor dhe kur Luizi më mori në tualet më tërhoqi me humorin e tij. Ne nuk kemi diskutuar asgjë.” 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF