Anthony Delon postoi së fundi një foto të babait dhe mbesës së tij, Loup. Në shtypin francez ndërkohë, gëlojnë lajmet mbi shëndetin e aktorit Alain Delon. Legjenda franceze disa kohe me pare njoftoi se donte t`i nënshtrohej eutanazisë pas një periudhe të caktuar të jetës së tij, dhe tha se i biri ishte i gatshëm ta ndihmonte për ta përmbushur dëshirën e tij.

Dalja e fundit televizive e aktorit Alain Delon ishte më 23 shtator 2022, kur ai intervistoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe fansat janë të shqetësuar. Ndonëse pësoi një hemorragji në tru, një mik i ngushtë I tij tha për closermag.fr se “është e pakuptimtë të thuash se ai po vdes”. Regjisori Cyril Viguier shtoi: “Ai është sigurisht 87 vjeç, por e takova një javë më parë në shtëpinë e tij në Douchy, ai është në formë shumë të mirë! Dhe mbi të gjitha, ai kurrë nuk është ndjerë kaq i lirë”.

Për fat të mirë të fansave, familjarët e Delon vazhdojnë të postojnë foto të tij në rrjetet sociale. Postimi i fundit, në llogarinë Instagram të Anthony Delon, është ai I Alain me mbesën, në një foto shumë të ngrohtë. “Lidhje gjaku”, thuhet në komentin shoqërues.
Anthony Delon on Instagram: “Liens de sang @liv_dln @loupdelon #delon”
Fansat e vlerësuan shpejt foton. “E gjithë bukuria e botës në një foto. Një marrëdhënie që nuk mund të prishet kurrë. Faleminderit për këtë dhuratë sublime. Faleminderit Anthony dhe urime për babin tuaj”, kanë shkruar ata.