KreuStil Jetese

“Ka marrë kërcënime me vdekje”, Hailey Bieber telefonon Selena Gomez pas sulmeve të fansave!

“Ka marrë kërcënime me vdekje”, Hailey Bieber

Aktorja e “The Only Murders in the Building” Selena Gomez ka reaguar më në fund për grindjen e saj të aluduar me Hailey Bieber. Me anë të një postimi në Instagram  Selena u tha fansave të saj se supermodelja Hailey i ka kontaktuar pasi “ka marrë kërcënime me vdekje”. Hailey Bieber më kontaktoi dhe më bëri të ditur se ajo ka marrë kërcënime me vdekje dhe një negativitet kaq të urryer. Kjo nuk është ajo që unë mbështes. Askush nuk duhet të përjetojë urrejtje.

Më tej ajo u bëri thirrje fansave të saj që të jenë “të sjellshëm” dhe të ndalojnë së dërguari mesazhe urrejtjeje, duke shkruar: “Unë gjithmonë kam mbrojtur mirësinë dhe me të vërtetë dua që e gjithë kjo të ndalet”.

Selena dhe Hailey kanë qenë kryefjalë në rrjetet sociale kohët e fundit, ku Hailey akuzohet se është tallur me Selenën në internet. Bashkëshorti i Hailey-t, Justin Bieber është akuzuar gjithashtu se ka vënë në shënjestër ish-të dashurën e tij, dhe fansat e kanë cilësuar atë “të vogël” dhe “fëmijë”.

Pamjet e Hailey duke u tallur me shoqen e Selenës, Taylor Sëift, u rishfaqën gjithashtu në TikTok, me pas Selena komentoi në një video: “Pra, më falni, shoqja ime është më e mira dhe vazhdon të jetë një nga më të mirat”.

Edhe shoqja e ngushtë e Hailey, Kylie Jenner, shkaktoi spekulime se gjërat nuk ishin mirë mes saj dhe Selenës në një postim për vetullat. Selena tregoi një pamje të re në TikTok në fillim të këtij muaji me vetullat, duke shkruar: “I laminova shumë rastësisht vetullat e mia”. Kylie më pas ndau një foto të vetullave të saj në Instagram Story, duke shkruar: “Ky ishte një aksident ?????”, të cilin fansat e konsideruan duke nënkuptuar se ajo po “tallte” videon e Selenës.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF