KreuStil Jetese

Adele: Pija 4 shishe verë në mëngjes para se të lija alkoolin!

Adele: Pija 4 shishe verë në mëngjes para se të lija

Ylli i muzikës Adele ka treguar se ka pirë katër shishe verë para drekës, para se të hiqte dorë nga alkooli. Ajo bëri një rrëfim emocionues së fundi para publikut, ndërsa mbante një gotë verë në skenën e Las Vegas. Këngëtarja e “Chasing Pavements”, 34 vjeçe, ishte në titujt kryesorë në vitin 2019, për faktin që humbi peshë pasi hoqi pijet alkoolike nga dieta e saj.

“Më kujtohet kur erdha këtu gjatë periudhës së Covidit, ishte ora 11 e mëngjesit dhe kisha pirë të paktën katër shishe verë. Unë në vitin 2020 doja të publikoja albumin tim, ndërkohë që ne të gjithë ishim në shtëpi thjesht të dehur”, u tha ajo fansave të shtunën mbrëma. Vitin e kaluar këngëtarja i tha Oprah Winfrey-t gjatë një interviste se kishte “ndaluar së piri” pasi babai i saj Mark Evans vdiq nga kanceri i zorrëve në maj 2021 në moshën 57-vjeçare.

Këngëtarja, e cila është në lidhje me agjentin sportiv Rich Paul, 41 vjeç, tha, “Unë ndalova së piri. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të njohur me të vërtetë veten, është thjesht të pish ujë dhe të jesh esëll”.

Adele do të kthehet në Vegas në qershor pasi qëndrimi i saj u zgjat për shkak të popullaritetit. Gjatë shfaqjes të së shtunës, ajo pranoi se këngët të cilat kanë shitur më shumë se 100 milionë disqe në mbarë botën, i janë kthyer asaj në qëllim.

Më tej ajo u emocionua teksa foli për anulimin e koncerteve në fillim të vitit të kaluar, “Ishte gjëja më e keqe që kam ndjerë ndonjëherë në karrierën time”.

.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF