KreuStil Jetese

Kampionati Kombëtar i Rafting 2023, kush e rrëmbeu fitoren!

Kampionati Kombëtar i Rafting 2023, kush e rrëmbeu fitoren!

Federata Shqiptare e Rafting organizoi ne datën 29 Mars 2023,në qytetin e Beratit “Kampionatin Kombëtar të Rafting” 2023″. Garues ishin skuadrat sportive nga  Berati,Përmeti,Skrapari,Dibra,Elbasani,Saranda me teknikën H2H SLALOM (Kokë më Kokë me pengesa ). Shoqatat sportive pjesëmarëse ishin Albania Rafting Group, Black Drin Adventure ,Albania Rafting -Vjosa, Albanian Sport & Tourisem Elbasan.

Ky kampionat tregon qe sporti turistik i rafting eshte perhapur pothuaj ne gjithe Shqipërine ku ka lumenj të përshtatshëm për këtë sport.Ai vjen pas trainimeve per guida te specialitetit te veçantë Rafting që Federata Shqiptare e Rafting  zhvilloi me aplikantë nga e gjithë Shqipëria në lumin Osum dhe në lumin Vjosa në Përmet.

Fituesit u renditen si më poshtë:

Në vend të tretë skuadra e Bistricës me rezultatin 12 min e 23 sekonda,në vend të dytë skuadra e Vjosës 11 minuta e 17 minuta dhe në vend të parë Osumi 10 minuta e 44 sekonda me kapiten Murat Mamurani.

Skuadra fituese do të përfaqësoj Shqipërinë ne Kampionatin Botëror të Rafting 2023 që do të zhvillohet në  Valtellina, Italy në datat 26 qershor deri 2 Korrik  2023.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting Zamo Spathara theksoi për pjesëmarësit se ky kamionat tregoi nje rritje të cilësisë nga ana teknike e guidave  dhe një rritje të numrit të pjesmarësve. .

5 skuadra do te thote 5 lumenj ku bëhet rafting gjithë vitin,5 realitete te konsoliduara,5 mbrojtës dhe promovues të lumenjëve dhe aktiviteteve turistike ujore.

E veçanta e këtij trainimi është se u ndoqën edhe nga qytetarë nga Austria,Kroacia dhe Hungaria të cilët praktikuan së bashku me trainierët dhe guidat tona rafting në lumenjtë Shqiptarë.

Spathara shton se:Synimi i ardhshëm i Federatës Shqiptare të rafting është ta kthejë rafting në një sport masiv duke filluar të bëhet pjesë e korikulave sportive shkollore .veçanërish në qytetet dhe fshatrat që lumin e kanë pjesë të jetës së tyre .

Andrea Gatti ekspert i jashtëm për trajnim profesional të guidave shqiptare të Rafting që prej vitit 2014 shtoi :

Potenciali i lumenjëve Shqiptarë është i paimagjinueshëm dhe shqiptarët dhe gjeneratat e ardhshme do te jetojnë me të ardhurat nga turizmi.Kampionati është i rëndësishëm pasi eshte nje workshop nga pikpamja teknike dhe e sigurisë dhe mundesi edukimi per te rinjte.

Ky aktivitet u mbështet nga Bashkia Berat,Federata Botërore e Rafting,Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit,Komitetit Olimpik Shqiptar 

Federata Shqiptare e Rafting ka për qëllim të zhvilloj sportin e Rafting në Shqipëri sipas standarteve Ndërkombëtare në respekt të plotë të proçedurës së sigurisë dhe në të njëjtën kohë të kontribuojë në ruajtjen e mjedisit.

Rafting eshte nje disipline sportive dhe rekreative ,i hapur per publikun e gjere me ane te gudave te licensuara dhe te federuara te rafting.Federata shqiptare e rafting eshte antare me te drejta te plota e Federatës Botërore të Rafting.

Federata Shqiptare e Rafting (FShR)  është rezultat i punës së 19 viteve të zhvillimit të turizmit rural në Shqipëri  nëpërmjet rafting.

FSHR është anëtare e Albanian Travel Trade Association dhe ka përfaqësuar Ballkanin në Kongresin Botëror të turizmit Aventurë në Alaskë, Shtator 2016 dhe është prezantuar si projekti më inovativ në Ballkan dhe me vlerë për t’u shpërndarë në konferencën rajonale të Europës Juglindorë AdventureNext_Balkans.

FSHR ka fituar Green Apple Award, Gold prize, në vitin 2015 në Skoci mes 500 projekteve nga e gjithë bota si ideja më innovative dhe projekti që jep zgjidhje ideale mjedisore. Plan i Biznesit u realizua në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë të “Dunira Strategy” dhe u mbështet nga projekti Risi Albania i Ambasadës së Zvicrës.

FSHR ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Worcester Polytechnic Institute, Universitet ne Massachusetts për të kryer një punim universitar në lidhje me aktivitet turistike për t’u zhvilluar pranë kanione të Osumit.

Federata Shqiptare e Rafting e cila është anëtar në Federatën Ndërkombëtare të Rafting dhe Kampion i “Vepro Tani” shpallur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Korrik 2014.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF