16.5 C
Tirana
E mërkurë, 31 Maj, 2023
spot_imgspot_img

Meghan Markle dhe Sophie e Edimburgut, dy dukeshat që urrehen! 

Ka një gjë për të cilën Meghan Markle ka arritur të bashkojë të gjithë anëtarët e familjes mbretërore: intolerancën ndaj saj. Mesa duket Dukesha e Sussex është e vështirë për t`u pranuar, pavarësisht shkallës shoqërore. Edhe Sophie e Edinburgut, e cila dikur duket se ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me gruan e Princit Harry, tani u tha miqve se ndihej “e lehtësuar” që nuk duhej t’i përkulej më “një gruaje e cila nuk e ka respektuar kurorën.  

Që kur Princi Eduard mori Dukatin e Edinburgut nga Mbreti Charles më 10 mars, gruaja e tij Sophie, ish-konteshë e Wessex, është bërë gjithashtu dukeshë. “Ajo është e lehtësuar. Nuk duhet t’i drejtohet më dikujt në familje që jo vetëm që ka lënë detyrat mbretërore, por ka kaluar tre vitet e fundit duke kritikuar institucionin për të cilin punon kaq shumë,” shkruan Daily Mail, duke cituar një burim pranë familjes mbretërore. Në fakt, titulli i një rangu më të ulët kërkonte që Sophie të përulej përpara atyre që zinin poste më të larta në shkallën hierarkike, por tani, duke qenë një gradë e barabartë, ajo nuk do të duhet të tregojë më nderim ndaj Meghanit.  

Shenjat e tensionit mes Meghan Markle dhe Sophie të Edinburgut kishin nisur të kuptoheshin tashmë. Si fillim, Earls-at e atëhershëm të Wessex u sollën për të zëvendësuar Dukën e Dukeshen e Sussex pas Megxit.  

Në mars 2020, kur Harry dhe gruaja e tij morën pjesë në ceremoninë e Ditës së Commonëealth në Westminster Abbey në Londër, gruaja e Princit Edward shmangu me kujdes bisedën me çiftin e kushëririt, ndërsa diskutonte miqësisht nga ana tjetër me William dhe Kate Middleton. Por edhe më herët, mbretëresha Elizabeth e kishte këshilluar Meghanin që të zgjidhte Sophie si mentore nga e cila të merrte shembull për jetën në oborr, por ish-aktorja e kishte refuzuar, duke pretenduar se nuk kishte nevojë për ndihmë. 

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit