KreuFashion

Nudo 58 vjeç, modelja çeke tregon se bukuria nuk njeh moshë! 

Nudo 58 vjeç, modelja çeke tregon se bukuria nuk njeh

Bukuria e plakjes pa frikë: Modelja 58 vjeçare çeke Paulina Porizkova, pozoi e  zhveshur në rrjetet sociale duke treguar pa retushime, se koha mund edhe të mos jetë aq e pamëshirshme. Me flokët e zbardhur por me një buzëqeshje rrezatuese, ajo u shfaq super në formë.  

“E filloj vitin tim të 58-të me asgjë tjetër përveç diellit dhe buzëqeshjes. Dhe shpresën se më e mira, nuk ka ardhur ende. Nuk ndiej asgjë tjetër pervec mirënjohjes për gjithçka që më ka sjellë këtu, në këtë moment”, ka shkruar modelja.  

E hapur dhe e sinqertë, Paulina analizon karrierën e saj dhe vazhdon: “A vleja më shumë si person person kur kisha më shumë para? Me siguri kështu duket pasi paratë blejnë privilegjet e shoqërisë sonë. Ashtu si bukuria. Por e vërteta është se ajo që më bëri më të rëndësishëm si njeri ishin kohët pa privilegje”, thotë më tej.  

“Kur konsiderohesh i bukur nga standardet sociale, kremtohet pamja jote e jashtme. E merrni këtë avantazh deri sa fillojnë gjurmët e moshës. Kjo lloj bukurie është e ndritshme dhe bie në sy, si një fustan vezullues. Ajo tërheq menjëherë vëmendjen. Por nga ana tjetër, teminat me kohën fërkohen e në fund bien. Ndërsa bukuria e brendshme është ndryshe. Ajo është një fustan i bërë me pëlhurë cilësore dhe qepje të rregullta dhe do të zgjasë përgjithmonë. Bukuria sekrete nuk plaket. Sa më shumë të vishet, aq më mirë bëhet,” vazhdon mesazhi i saj.  

Paulina Porizkova është një modele me origjinë çeke. Ajo lindi në vitin 1965 në Çekosllovaki dhe pasi kaloi fëmijërinë në Suedi me gjyshen e saj, ra në sy për pamjen e u pikas nga një agjenci modelesh. Nga këtu u zhvendos në Paris, ku filloi karrierën e saj si modele. Në vitin 1987 ajo u shfaq në kopertinën e Playboy dhe vitin pasues, tek GQ. Por edhe tek Glamour, Cosmopolitan, Self, Vogue, Elle. Gjatë gjithë karrierës së saj, Paulina Porizkova ka punuar për marka të mëdha, përfshirë ato italiane, dhe jo vetëm në parasarela. Në vitin 1987, debutoi në ekranin e madh me filmin “Anna”, e dy vjet më vonë mori pjesë në xhirimet e “Alibi joshëse”. Nga viti 2008 deri në vitin 2009, ka qenë gjyqtare në reality shoë America’s Next Top Model. Në vitin 2010 u shfaq në një episod të serialit televiziv Desperate Houseëives dhe më pas tek  “People I Knoë” me Al Pacino dhe Kim Basinger, “Female Perversions” e “The Arrowfish Waltz”. 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF