KreuStil Jetese

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez në një debat të ashpër publik!

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez në një debat të

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë nxitur edhe më shumë dyshimet se marrëdhënia e tyre nuk po shkon mirë, pasi janë parë duke u grindur në publik teksa hipnin në aeroplan. Që kur ylli portugez kaloi te Al Nassr, ka patur spekulime se marrëdhënia është në krizë.

Pak ditë më parë mediat portugeze konfirmuan se Cristiano-n “është i lodhur me Rodriguez”. Së fundmi një dëshmitar ka kontaktuar gazetarin spanjoll Abel Planelles për t’i treguar gjithçka që ka ndodhur mes çiftit në atë që duket të jetë një nga zënkat e tyre më të ashpra, pak para se të hipnin në aeroplan.

Ai gjithashtu tregoi se si secili prej tyre u soll pas sherrit të tyre. “Ata patën debat të ashpër me të bërtitura para se të hipnin në aeroplan”, tha dëshmitari. Mediat kanë raportuar gjithashtu se Cristiano Ronado është i mërzitur me qëndrimin dhe sjelljen e  Georginas.

Georgina, e cila është një modele spanjolle-argjentinase, së fundmi ka rënë në telashe për mënyrën se si i trajton miqtë e saj. Shfaqja televizive e Georgina u kritikua gjithashtu në mediat sociale se nuk ishte mjaftueshëm autentike.

Deklarata të ashpra erdhën edhe nga Leo Caeiro, mik i nënës së futbollistit. “Kam thënë prej muajsh që nuk po shkojnë mirë dhe ka gjasa që të ndahen”, tha Caeiro. “Ai është i lodhur me të. Ky është realiteti”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF