KreuStil Jetese

Pique vazhdon të ketë probleme: i radhës është zemërimi i Clara Chias?!

Pique vazhdon të ketë probleme: i radhës është

Ndërsa po zgjidh situatën e udhëtimeve të tij për të vizituar fëmijët e tij Milan dhe Sasha, Gerard Pique ka një problem tjetër, pasi i duhet të përballet me zemërimin e partneres së tij aktuale, Clara Chia. Pique është në një lidhje me Chian që nga viti i kaluar, madje fansat e Shakirës e fajësojnë këtë të fundit për përfundimin e lidhjes mes këngëtares kolumbiane dhe ish-futbollistit të Barcelonës.

E ndonëse u deshën disa muaj që të dilnin hapur në rrugë si çift, Pique dhe Clara nuk fshehin më asgjë, as të mirë as të keqe. Në një llogari në Twitter dedikuar çiftit (@ClaGerFans), është publikuar një imazh ku Klara duket e mërzitur.

Ndaj, përveçse është në qendër të vëmendjes së mediave që pas ndarjes nga Shakira, tashmë atij i duhet të përballet edhe me inatet e Clarës, ndonëse duket edhe se ata kalojnë bukur në udhëtimet e tyre ose kur janë duke ngrënë në një restorant.

Pak ditë më parë ata ndodheshin në Abu Dhabi, ku kishin bërë pushime luksoze dhe ku u kapën nga disa turistë, të lumtur dhe duke shijuar momentin. Por ka disa raste të tjera kur ata janë parë të zemëruar me njëri-tjetrit, si ditën kur ishin me disa miq të tij dhe gjestet e saj ishin sikur nuk po kalonin mirë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF