24.5 C
Tirana
E martë, 6 Qershor, 2023
spot_imgspot_img

Kim Kardashian nuk humb kohë, i “vë syrin” ish-it të Gisele Bundchen!  

Kim Kardashian dhe Tom Brady thuhet se janë afruar shumë me njëri-tjetrin, dhe kaq u desh të merrnin udhë dyshimet për një romancë mes tyre. Dyshja duket se ka lidhur miqësi pasi ylli televiziv filloi kërkimet për të blerë një shtëpi pushimi në komunitetin e tij ekskluziv në Bahamas.  

Kim madje i kishte kërkuar Tomit këshilla përpara se të bënte udhëtimin për të parë një pronë në Baker’s Bay Golf & Ocean Club, një komunitet ekskluziv rezidencial vetëm për anëtarë në Bahamas. 42-vjeçarja u pa duke vizituar resortin pasi fluturoi për në ishull, shkruan Daily Mirror. 

Burime pranë saj i pohuan PageSix se Kimit “i pëlqen shumë” profesionisti i tërhequr i NFL, i cili prej kohësh u nda nga bashkëshortja Gisele Bundchen, dhe ndonëse rrëfyen se mes tyre nuk ka ende asgjë aktualisht, nuk e përjashtuan mundësinë e fillimit të një romance mes tyre.   “Kimi e pëlqen shumë Tomin. Ajo e telefonoi dhe e pyeti për këshillën e tij për Baker’s Bay dhe ai ishte i mrekullueshëm”, thanë burimet. 

Komuniteti ka shtëpi në pronësi të yjeve të Hollywoodit si Jennifer Lopez, Alex Rodriguez, Michael Jordan, Justin Timberlake dhe Reese Witherspoon. Kim është vetëm që nga gushti i kaluar, kur u nda nga komediani i “Saturday Night Live”, Pete Davidson. Dyshja ishin në lidhje për nëntë muaj dhe gjatë romancës së tyre të stuhishme, Pete i pati kushtuar asaj edhe disa tatuazhe. Një burim i afërt me Kim, i cili ndan North, Saint, Chicago dhe Psalm me ish-bashkëshortin dhe reperin e saj Kanye West , zbuloi se ajo është “e hapur për takime përsëri”. Ndërkohë, Tom po ashtu ka qenë sërish beqar që nga divorci me modelen Gisele Bündchen pas 13 vitesh martesë. 

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit