KreuStil Jetese

Georgina nuk ndalet: Vishet me flori në tapetin e kuq të Kanës!  

Georgina nuk ndalet: Vishet me flori në tapetin e kuq të Kanës!

Në mesin e lajmeve për krizë në lidhjen e saj me Cristiano Ronaldon, Georgina Rodriguez është e vendosur të shkëlqejë sa më shumë. Ajo u shfaq në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë e veshur e gjitha në ngjyrë floriri, e paskësaj, u ndërrua katër herë brenda pak orësh.  

Fustani i florinjtë e i derdhur në trup, që e bëri të dukej si një “perëndeshë” ishte krijim i Ali Karoui, stilisti të cilit i beson shpesh pamjen e saj në evente të rëndësishme. I qepur me fletë materialesh me shkëlqim si dhe kristale, kishte formë sirene dhe e bënte më sensuale pamjen e Georginës.  

Flokët e gjatë, ajo i kishte japur përgjysmë, ndërsa look-un e kishte kompletuar me bixhuteri nga Chopard.

E gjithë pamja e saj ishte një garanci se do t`i bënte kokat të ktheheshin.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF