KreuStil Jetese

Shakira dhe fëmijët e saj po përjetojnë makth në Miami!

Shakira dhe fëmijët e saj po përjetojnë makth në Miami!

Shakira vendosi të transferohej në Shtetet e Bashkuara, pas ndarjes nga Pique. Fëmijët Sasha dhe Milan po qëndrojnë me të dhe janë përshtatur me jetën e tyre të re në Shtetet e Bashkuara, me një shkollë të re dhe miq të rinj. Përveç kësaj, së bashku me nënën e tyre ata po bëjnë shumë aktivitete sociale në një qytet që ka shumë lëvizje sepse aty jetojnë shumë personazhe të njohur.

Në këngën “Acrostico” fëmijët e Shakirës dhe Piques u shfaqën në videoklip, gjë e cila mund të ketë mërzitur ish-futbollistin për shkak të këtij ekspozimi dhe për shkak se nuk ishte vënë në dijeni.

Mirëpo, diçka është kthyer në makth për Shakirën dhe fëmijët e saj në Miami, edhe pse ajo bëri një kërkesë ndaj mediave disa kohë më parë, “ju lutemi përmbahuni nga ndjekja e tyre në dalje ose në hyrje të shkollës, duke i pritur në derën e shtëpisë sonë, ose duke i ndjekur në aktivitetet e tyre jashtëshkollore dhe lozonjare, siç ka ndodhur çdo ditë në Barcelonë për të marrë kapje fotografike të tyre”.

Deklarata e Shakirës në të kaluarën është bërë sërish aktuale për momentin. Sipas medias “El Nacional”, në Miami po ndodh e njëjta gjë si në Barcelonë, dhe dëshira e Shakirës është që t’i japë fund kësaj gjendje. Ajo po mendon të largohet nga Miami, për të gjetur një qetësi në një vend tjetër. Presioni mediatik është bërë i padurueshëm dhe kolumbiania po kërkon zgjidhje të menjëhershme.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF