Një aksident i rëndë me 4 viktima të moshës 20-25 vjeç ka ndodhur në Fushë-Prezë gjatë mesnatës pasi një automjet është përplasur me një betoniere duke shpërthyer më pas në flakë.
Si pasojë e përplasjes së fortë, makina ka shpërthyer në flakë, ndërsa katër personat që ndodheshin brenda saj kanë humbur jetën pasi janë bllokuar në mjet dhe janë djegur pa patur mundësi që të dalin.
Ndërsa janë identifikuar 4 të rinjtë që u dogjën brenda makinës pas përplasjes me betonieren në fshatin Fushë-Prezë ndërsa dy prej tyre Enejdi dhe Erildi Laçi, janë vëllezër.
“Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç’, thuhet në njoftimin e policisë, ndërkohë që drejtuesi i betonieres 24-vjeçari Aleksandër Krrashi, nuk u gjet në vendin e ngjarjes pas aksidentit ndërsa më vonë është bërë i mundur ndalimi i tij.



















