Një vajzë në në Astir ka kërkuar ndihmën e policisë pasi pretendonte se ishte dhunuar nga disa persona.
Efektivët e Reneas kanë mundur të hyjnë në banesë me litarë nga tarraca e pallatit, duke hyrë në ballkonin e banesës në katin e tetë.
-
Shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha!
9 Janar, 14:07
Më pas ata mundën të futeshin në ambientet e brendshme të banesës, duke hapur derën e ballkonit. Ndërkohë që nuk dihen ende arsyet se pse vajza me inicialet S.Q, kërkoi ndihmën e policisë dhe më pas nuk pranoi të hapte derën e apartamentit.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.