Prindërit e 14-vjeçarit që u vra nga bashkëmoshatari i tij kanë dhënë një intervistë për "Top Story" dhe mes lotësh e përshkruajnë djalin e tyre si një njeri të dashur, plot humor dhe me shumë dëshira për jetën.
Mes lotësh ata rrëfyen se ëndrra e Martinit ishte të bëhej si Rolando, një futbollist i famshëm që do ta njihte gjithë bota, ëndërr e cila ju pre në mes.
-
Taylor Swift tregon orën që Travis Kelce i dhuroi në Nju Jork
22 Nëntor, 09:43
“Pas shkolle vinte hante bukë dhe ikte në stërvitje. Deri në klasë të pestë ka qenë me nota 10. Donte të bënte si Ronaldo, do më njohë bota thoshte, mos u mërzit për mua. Mbante shokët afër, i qeshur. Një djalë njëherë kishte qenë në pishinë me të dhe u kthye nga Italia pas ngjarjes.
Një engjëll i vërtetë, Zoti e mori me vete. Martini kishte një sens humori, ishte një lidership që i bënte të gjithë njerëzit për vete. M’u duk e pabesueshme kur kam parë 500 nxënës nga çdo çep që kanë ardhur për ngushëllim”, tha babai i Martinit.
“Ne nuk jemi njerëz që duam hakmarrje, duam paqe duam të punojmë, ne duam të largohemi nga këtu, të shkojmë në SHBA te vëllai im. Mos i ndodhtë askujt. Dua ti jap mesazh njerëzve, askush nuk do ta bëjë djalin kriminel, këtë e besoj”, shtoi ai më tej!



















