Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz. Shtetasi P. M., rreth orës 08:15, ka kryer një manovër në oborrin e banesës së tij, duke bërë prapa dhe për pasojë ka përplasur aksidentalisht nipin e tij, vetëm 2 vjeç.
Fëmija ka ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë incidentit.
Grupi hetimor ka ,mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, duke kryer ekzaminime për të mbledhur të gjitha informacionet e nevojshme.



















