KreuBusull

Zbardhet shkaku i vdekjes së nënës 36 vjeçe dhe foshnjës në Tiranë!

 Zbardhet shkaku i vdekjes së nënës 36 vjeçe dhe
Një ngjarje e rëndë ndodhi në Tiranë këtë të martë, ku një 36-vjeçare dhe foshnja e saj humbën jetën në spitalin e QSUT. Fillimisht lindi foshnja e vdekur, ndërsa më pas ndërroi jetë edhe nëna 36-vjeçare.

Sipas policisë e reja ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardio-respirator. “Më datë 05.10.2024, është paraqitur në maternitet, shtetasja B. D., 36 vjeçe, pasi ka shfaqur komplikacione shëndetësore.

Nga kontrolli mjekësor është konstatuar se fetusi i saj 9-muajsh ishte i pajetë. Më pas, më datë 07.10.2024, kjo shtetase ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e arrestit kardio-respirator.

Për këtë rast, nuk ka patur kallëzim apo pretendime nga familjarët, për shkakun e humbjes së jetëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për vlerësim”, njofton policia.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF